Të drejtat e njeriut dhe ekstremizmi i dhunshëm

Nga Sofiana Veliu *

Hyrje

Të drejtat dhe liritë e njeriut janë kryesisht kriter thelbësor që shërbejnë në ngritjen dhe avancimin e statusit dhe rolit të njeriut në shoqëri dhe në konsolidimin e shtetit të së drejtës. Ato burojnë nga e drejta natyrore, dhe jo nga vullneti i pushtetit shtetëror, kështu që, garantimi i lirive dhe të drejtave të njeriut është një detyrim ligjor për institucionet qeverisëse, por edhe për organizata të ndryshme joqeveritare që angazhohen seriozisht në mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të njeriut nga diskriminimet e mundshme.  Institucionet kanë më shumë hapësirë për t’i trajtuar e mbrojtur liritë dhe të drejtat e njeriut, pasi u japin më tepër mundësi  integrimi, në pjesëmarrje të ndryshme politike e shoqërore. Vazhdoni leximin

Advertisements

Arkitektura e ndërtimeve të reja të objekteve të kultit

Nga Ilir Aliaj *

Sa herë flitet për religjionin apo besimin fetar, në pamje të parë, tema duket e lehtë për t’u trajtuar, sidomos kur kjo ka të bëjë me Shqipërinë, por në fakt një temë e tillë është e ndërlikuar. Kjo sigurisht bazuar në kompleksitetin e temës, por natyrisht edhe në ndjeshmërinë që ajo ngjall te ndjenjat e njerëzve.

Në Shqipëri, për disa vite, lidhur me religjionin, besimin fetar, është folur pak ose aspak, por kohët e fundit ka një prirje në rritje për të folur më hapur dhe pa komplekse. Në këtë kuadër besoj se edhe projekti i Institutit të Medias, përbën një ndihmesë të çmuar, pasi janë dëgjuar të gjitha palët e interesuara dhe shkëmbimi i ideve ka qenë i dobishëm. Vazhdoni leximin

Toleranca fetare shqiptare si vlerë shoqërore

Nga Prof. Gjergj Sinani *

“Kur kënga e hoxhës zbret nga minarja, myslimanët ndërpresin punën dhe shkojnë në xhami, pasi kanë larë në vijën e ujit këmbët dhe duart e tyre. Të premten pasdite pazari është i mbyllur. Ai mbyllet gjithashtu edhe të dielën pasdite. Kësisoj është zgjidhur një problem delikat duke i bërë qejfin edhe Jezuit edhe Muhamedit. Tirana, që numëron 15 mijë myslimanë dhe 2 mijë të krishterë, arrin t’i trajtojë njëlloj të dyja besimet”.

Kështu shkruante më 1922 zvicerania Nowlle Roger në revistën e njohur Revue des deux Mondes për Tiranën. Besoj se e njëjta frymë tolerance shfaqet edhe sot në Tiranë, por edhe në të gjithë Shqipërinë, pas rikthimit përsëri tek e shenjta pas natës totalitare. Vazhdoni leximin

Islami shqiptar është në shtëpinë e vet, në Evropë

Nga Besnik Mustafaj*

Më ka ndodhur shpesh që nëpër tryeza të rastësishme, me miq apo njerëz që i njoh më pak, të më drejtohet pyetja: Fakti që ne, shqiptarët, jemi në shumicë të besimit mysliman, a është pengesë për integrimin tonë në Bashkimin Evropian? Kjo pyetje më drejtohet pikërisht mua duke patur parasysh përvojën time të gjatë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Kam vënë re se kjo pyetje vjen pa dallim nga njerëz të besimit mysliman, të besimit të krishterë apo edhe pa besim fare, domethënë ateistë. Pavarësisht përgjigjes time, është një pyetje që zakonisht çel në tryezë një debat, i cili rrallë ose kurrë mbyllet me një mendje të përbashkët. Kjo pyetje, megjithatë, nuk shoh të shtrohet ndonjëherë në publik, qoftë si pjesë e debatit politik e qoftë si preokupim serioz i debatit të shoqërisë civile. Vazhdoni leximin

Është moderniteti shtrati që pjell ekstremizmin, jo feja

Nga Fitim Zekthi *

Përgjatë tre dekadave të fundit është zhvilluar një debat mjaft i gjerë në lidhje me ekstremizmin fetar, lidhjen e fesë me terrorizmin, rolin e botëkuptimeve të ndryshme qytetërimore në lidhje me terrorizmin etj. Në fokus të debateve ka qenë islami ose myslimanët.

Aktet terroriste të kryera herë pas here nga njerëz të besimit islam kanë bërë që debatet, jo ato akademike, të shtyjnë përpara tezën se islami është një fe që e ka brenda tij farën e dhunës, të luftës apo të terrorizmit. Edhe radikalizmi i atyre që kryejnë akte terroriste apo i atyre që janë kandidatë për të kryer akte të tilla është parë i lidhur vetëm me fenë, me marrjen e mësimeve të caktuara fetare, me ndjekjen e interpretimeve të caktuara të islamit, me ndjekjen e “varianteve” të ndryshme të islamit etj. Vazhdoni leximin

Gjuha e urrejtjes fetare në mediat online

Nga  Eglantina Alliaj *

Me zhvillimin e teknologjisë, gjuha e urrejtjes, si dukuri është rritur gjatë viteve të fundit në hapësirën dixhitale. Kjo dukuri vihet re sidomos në mediat online, ku në shumicën e rasteve, komentet dhe gjuha e urrejtjes me bazë fetare, gjinore, etj nuk kontrollohen, nuk kalojnë në filtër nga redaksitë.  Deri më tani ka mbizotëruar ideja se “gjuha e urrejtjes” mbulon të gjitha format e shprehjes që përhapin, nxisin dhe promovojnë urrejtjen racore, fetare, ksenofobinë, antisemitizmin ose forma të tjera të urrejtjes të bazuara në intolerancë e shprehur nga nacionalizmi dhe etnocentrizmi agresiv, diskriminimi dhe armiqësia kundër pakicave dhe emigrantëve. Kjo gjuhë përdoret më shumë gjatë bisedave, në mediat sociale; por gjuha e urrejtjes përdoret në mënyrë më selektive nga një kategori e caktuar e shoqërisë.  Vazhdoni leximin

Përfshirja e aktorëve fetarë në politikat e sigurisë: Paradoks apo paradigmë?

Nga Arjan Dyrmishi *

Ky artikull rreket të trajtojë problemin e përfshirjes gjithnjë e më të madhe të aktorëve fetarë në kornizën e sigurisë së një shteti laik dhe multifetar si Shqipëria. Ky paradoks përbën një dilemë sigurie pasi përfshirja e fesë në çështje të politikave bie ndesh me laicizmin, i cili parashikon kufizimi i rolit të fesë në politikë. Në kushtet e Shqipërisë ky paradoks bëhet edhe me kompleks pasi afetarizmi ka përbërë doktrinën qendrore të procesit të formimit dhe konsolidimit të shtetit-komb shqiptar që në fillesat e tij. Përgjatë gjithë shekullit të njëzetë, stabiliteti dhe kohezioni politik i vendit ka qëndruar mbi zbatimin e kësaj doktrine. Përfshirja në rritje e fesë në procese të tilla mund të shpjerë edhe në cenimin e parimit të barazisë së feve dhe rritjen e konkurrencës ndërfetare. Vazhdoni leximin