Rreth debatit

Instituti Shqiptar i Medias i mbështetur nga USAID organizon forumin e debatit mediatik me temë “Feja, Shoqëria, Shteti dhe Demokracia”. Ky debat synon të identifikojë, diskutojë dhe analizojë problemet dhe trendet kryesore që vërehen në këtë fushë.

Temat e debatit do të përfshijnë aspekte të legjislacionit për fetë, traditat fetare në Shqipëri, feja dhe identiteti, feja dhe demokracia, feja dhe laiciteti, feja dhe moderniteti, populizmi fetar, etj.

Debati do të fokusohet gjithashtu në impaktin konkret të radikalizmit dhe ekstremizmit fetar në situatën e të drejtave të njeriut të grupeve të ndryshme sociale: grave, fëmijëve, të rinjve etj. Gjithashtu, pjesë e këtij Debati do të jetë mbulimi mediatik i radikalizmit dhe ekstremizmit fetar, në mënyrë të veçantë situata shqetësuese me gjuhën e urrejtjes fetare në median online.

Ftojmë gazetarët dhe opinionistët e medias, përfaqësuesit e komuniteteve fetare, ekspertët e çështjeve fetare, akademikët, përfaqësuesit e shoqërisë civile etj. që të marrin pjesë në këtë debat.

Pjesëmarrësit ftohen të paraqesin opinionet e tyre në ese jo më të gjata se 1500 fjalë. Artikujt do të botohen online në një blog të lidhur me websajtin e ISHM të titulluar “Feja, Shoqëria, Shteti dhe Demokracia”. Në blog do të përfshihen rreth 30 ese/artikuj.

Pjesëmarrësit duhet të shënojnë në krye të esesë/artikullit emrin dhe mbiemrin, si dhe një numër kontakti.

Esetë e botuara do të shpërblehen me një pagesë të arsyeshme.

Esetë mund të dërgohen duke filluar nga data 10 korrik deri më 20 shtator në adresën: gimi@institutemedia.org.

Instituti Shqiptar i Medias
Rruga Gjin Bue Shpata, Nr 8, Tiranë,
Tel/Fax +355 42 22 98 00
http://www.institutemedia.org

Advertisements