Edukim dhe dashuri – rruga e gjatë dhe e mundimshme

Nga Hektor Çiftja*

Ekzistojnë dy këndvështrime, dy qasje të cilat evokohen, edhe pse mjerisht në mënyrë sipërfaqësore sa herë që shtrohen për diskutim temat e marrëdhënieve midis fesë, shoqërisë, shtetit dhe demokracisë: këndvështrimi i parë është rëndësia e edukimit në kuptimin më të gjerë, të edukimit edhe si politike. Nga ana tjetër është rëndësia e moralit si kategori filozofike në veprim, e cila duhet të udhëhiqet nga njohja dhe mbështetja te Zoti si vlerë supreme dhe që është e përbashkët dhe e mirëpranuar nga të gjitha fetë e mëdha monoteiste. Vazhdoni leximin

Advertisements

Elemente të kulturës islame në sferën gjuhësore të vendeve ballkanike

Nga Jolanda Lila*

Në gjuhët e ndryshme të vendeve të Ballkanit kanë depërtuar një numër i konsiderueshëm elementesh me burim nga gjuhët orientale: arabishtja, turqishtja dhe persishtja. Ky depërtim lidhet më përhapjen e qytetërimit dhe të kulturës islame në trojet e Ballkanit, kryesisht gjatë periudhës osmane (prej gjysmës së dytë të shekullit XIV deri në fillim të shekullit XX) dhe asaj pasosmane (nga viti 1918 deri më sot). Studimet bashkëkohore po hedhin dritë mbi shumë fakte shkencore që dëshmojnë ekzistencës e këtyre dijeve në Ballkan qysh prej zanafillës së kësaj feje. Vazhdoni leximin

Ndikimi i fesë në forcimin e identitetit te shqiptarët

Nga Laert Miraku *

“Askush s’mund ta kuptojë njerëzimin pa kuptuar së pari fenë e tij…, sepse feja përfshin jetën e njeriut prej kohës më të lashtë”.

Një pjesë e njerëzve nuk e kanë aspak problem që t’u flasin masave për fenë duke e shkëputur atë nga gjeneza. Feja dhe besimi nuk janë një koncept abstrakt që mund të kuptohet dhe të ketë vlerë i shkëputur nga njerëzimi. Që të mund të shpjegojmë fenë dhe ndikimin e saj fillimisht duhet të sqarojmë se si duhet ta kuptojmë identitetin e njeriut dhe se si ka ndikuar tek ai besimi. Vazhdoni leximin

“Frika” (nga një e mirë e përbashkët ) për një Shqipëri Europiane!

Nga Elidon DODAJ*

“Mirëkuptimi dhe bashkëjetesa fetare brenda vendit tonë ka krijuar ndër vite një mozaik të bukur të diversitetit.” – kështu nis deklarata më e fundit e Komuniteteve Fetare në Shqipëri. Në fakt prej shekujsh, por më së paku në këto tre dekadat e fundit është folur e debatuar mbi dukurinë e “mirëkuptimit dhe bashkëjetesës”, shpesh mund të themi edhe anashkaluar nga vetë historia si të vërteta të patjetërsueshme. Gjithsesi vlen të përmendet se sot, pas shumë vitesh, pikërisht pas asaj që historia i është referuar “Rënia e Murit të Berlinit”, liria e munguar ka triumfuar dhe si e tillë, tashmë, secili ecën sipas asaj që është thirrur të mbijetojë. Vazhdoni leximin

Islami në optikën e shtypit përgjatë tri periudhave

Nga Urim Tusku*

Në ditët që jetojmë ndikimi i medies është tepër i madh, ku njerëzit preferojnë që gjithçka ta marrin “të gatshme” nga gazetarët dhe rrallë e përpunojnë apo e shohin me dyshim atë që u ofrohet. Në këtë pikëpamje, media nuk mbart vetëm funksionin informues, por edhe atë edukues, funksion i cili shpesh merr më tepër trajtat e çedukimit dhe të keqorientimit.

Shtypi ka qenë një faktor përcaktues në jetën e përditshme, në formimin dhe botëkuptimin e njerëzve. Në të janë trajtuar çështje në ndryshme, sipas periudhës së zhvillimit shoqëror, duke përfshirë edhe çështje të religjionit. Vazhdoni leximin

Toleranca fetare në Shqipëri si një traditë dhe kulturë shoqërore

Nga Dalina Jashari*

Toleranca fetare në Shqipëri është një çështje e trajtuar si një karakteristikë kombëtare dhe arritje e jashtëzakonshme e vendit dhe shqiptarëve. E trajtuar si karakteristikë, toleranca fetare në vend ka qenë dhe vazhdon të jetë një vlerë krenarie për shqiptarët, ku në thelb të saj qëndron postulati i gjithëpranuar i Vaso Pashës “Feja e shqiptarit është shqiptaria”. Jo rrallë herë kjo vlerë është përdorur edhe nga liderët politikë, si një “çelës” për të promovuar Shqipërinë e paqme dhe harmonike në arenën ndërkombëtare. E trajtuar si arritje e jashtëzakonshme, toleranca fetare është një çështje e cila i ka rezistuar kohëve të turbullta në të cilat ka kaluar vendi. Vazhdoni leximin

Po ti çfarë je: Gulenist apo erdoganist?!

Nga Alfred Lela*

Kam qenë kryeredaktor i revistës MAPO, kur vendosa të bëj një cover story (ballinë) me ‘fenomenin Aleanca Kuq e Zi’ dhe drejtuesin e saj, mjeshtrin e kitsch-it, Kreshnik Spahiun. Një revistë që shiste pak kopje zakonisht, atë muaj i shiti të gjitha duke u bërë një ‘bestseller’ në mënyrën e vet; aq sa mund të jetë i tillë një prodhim i shtypit të shkruar në Shqipëri ku tirazhet janë në rënie të lirë dhe ku elektronikja ka zëvendësuar edhe mendimin, jo më leximin. Vazhdoni leximin