Radikalizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm: Ra ky mort dhe u pamë……?

Nga Ermir Gjinishi *

Kronologjia e akteve terroriste nuk shkon më larg se një vit më parë. Në gusht  2017 ndodhi përsëri, në La Rambla, dhe po e njëjta formë reagimi pasoi. Kronika lajmesh dhe fjalime kortezie. Këmbime telefonatash ngushëlluese, solidariteti e mbështetje politike, si të ishte ndonjë fatkeqësi natyrore, ndonjë uragan që shkul ç’të gjejë përpara në pamundësinë e njerëzimit për ta ndalur. Reagimi ndaj ekstremizmit të dhunshëm apo terrorizmit, po kthehet në rutinë. Ne po rrezikojmë të familjarizohemi me fenomenin. E vetmja frazë që përsëritet ‘copy-paste’, kryesisht nga politikëbërësit, është kthyer në një lloj droge që injekton letargji psikologjike në mendësitë e njerëzve të thjeshtë: “Do të mbrojmë pa ngurrim vlerat tona, qytetërimin tonë”. Kjo është më shumë një shfryrje, deri diku e përligjur, sesa qasje për një zgjidhje. Vazhdoni leximin

Advertisements

Si ndikojnë besimet fetare në sigurinë kombëtare të një vendi. Sfidat me të cilat përballet sot bota. Një perspektivë mbi Shqipërinë

Nga Dr. Arben Ramkaj*

Perceptimet mbi fenë dhe sigurinë interpretohen në mënyra të shumta dhe komplekse në të gjithë globin dhe rrjedhimisht janë të rëndësishme për politikën, strategjinë dhe angazhimin e qeverive. Siguria globale, ka sot një rëndësi të madhe, për shkak të globalizmit dhe rreziqeve të shumëfishuara për jetën e njeriut. Studiues të shumtë kanë hulumtuar kontekstin multidimensional të fesë në skenën botërore, duke përfshirë rolin e saj në fazat e konfliktit, terrorizmit, operacionet e paqes dhe zhvillimin.

Sot asnjë vend nuk mund të cilësohet i imunizuar nga dukuri si luftërat, terrorizmi, radikalizmi i dhunshëm etj. Pothuajse të gjitha shtetet, kanë tashmë strategjitë e tyre afatmesme apo afatgjata, për garantimin e sigurisë së jetës së qytetarëve te tyre. Vazhdoni leximin

Ekstremizmi i dhunshëm dhe radikalizmi fetar: Shqipëria dhe Rajoni përballë një sfide të re sigurie

Nga Enri Hide*

Ballkani Perëndimor ka pasur një histori të gjatë e të ndërlikuar raportesh ndërfetare dhe etnike, shpeshherë jo paqësore. Në këtë rajon ndërthuren ideologjia ateiste komuniste me tranzicionin e gjatë të Pasluftës së Ftohtë, me konfliktet etnike në disa pjesë të tij dhe me embrionet e para të demokracisë, të vijuara me procesin gradual të integrimit në Bashkimin Evropian.

Vitet e fundit në këtë rajon janë shfaqur premisat e përdorimit të fesë për interesa gjeopolitike. Gjatë viteve 2000, vendet e Ballkanit kanë ridimensionuar strategjitë kombëtare të sigurisë, duke e bërë ekstremizmin e dhunshëm një ndër prioritetet kryesore strategjike dhe të sigurisë. Vazhdoni leximin