Gjendja e mohimit dhe përfshirja e besimtarëve ekologjikë

Nga Ani Bajrami *  

Në një të ardhme të afërt, klima do të vazhdojë të pësojë ndryshime të pakthyeshme dhe moti do të përkeqësohet. Ndryshimet do të shoqërohen me përmbytje të zonave bregdetare, thatësira dhe zvogëlim të tokave të mbjella, shkrirje të akullnajave, rritje të nivelit të detit, stuhi të rrëmbyeshme, zhdukje të florës dhe të faunës në Tokë. Më e keqja, këto ndryshime do të ndikojnë në destabilizimin e qeverive dhe me shumë gjasë, do të përshkallëzojnë konfliktet sociale që sjellin valë të mëdha migrimi. Faktori kryesor që cenon sigurinë dhe vazhdimësinë tonë si lloj në të ardhmen janë ndryshimet mjedisore të shkaktuara prej njeriut. Vazhdoni leximin

Advertisements