Harmonia fetare në kujtimet e fëmijërisë

Nga Alba Çela *

Unë kam lindur dhe kam kaluar fëmijërinë time në Berat, një qytet simbol për harmoninë dhe bashkëjetesën fetare ku xhamitë, teqetë dhe kishat ndërthuren më  bukur se kudo tjetër.

Gjithçka që është e rëndësishme për harmoninë fetare në Shqipëri e kam mësuar që kur kam qenë fëmijë. Edhe pse më vonë kam shëtitur, studiuar dhe punuar në shumë vende rreth e qark globit, përsëri atë që ka më shumë vlerë e kuptim për këtë temë e kam përvetësuar në moshë të vogël. Vazhdoni leximin

Advertisements

Laiciteti si kujdes për lirinë e besimit

Nga Geron Kamberi

Gjithmonë  kur gjendesh përballë një objekti kulti, bashkë me kërshërinë për të parë një vend të shenjtë, vetvetiu rikthehet pyetja mbi rolin e fesë e të  besimit në jetën e njerëzve dhe raporti i saj me shoqërinë moderne e sistemin politik të demokracisë liberale. Iluminizmi e racionalizmi e shkëputën fenë nga roli mbisundues në shoqëri duke sjellë konceptet e laicitetit apo sekularizmit në ndërtimin e shtetit që datojnë si emërtime që prej gjysmës së shek XIX (termi secularism i përdorur në vitin 1851 nga shkrimtari anglez George Holyakie dhe termi laicitet në vitin 1871). Sociologu francez Emil Comte në librin Format elementare të jetës  fetare na shpërfaqi faktin se feja është një fenomen i rëndësishëm social. Vazhdoni leximin