Feja si çështje individuale dhe shteti si hapësirë publike. Vështrim historik

Nga Agron Gjekmarkaj *

Qysh në vitin e largët 1912 eterit themelues të shtetit shqiptar kishin mbërritur në kryeqytetin gjysmë fshat  të shtetit të pavarur me vetëdijen se diversiteti fetar mund të shndërrohej në burim konfliktesh të cilat mund të vinin në diskutim ekzistencën e kombit. Në fakt një gjë e tillë ndodhi pas një viti e pak, kur në emër të identitetit mysliman dhe të instrumentalizuar nga ata që e donin Shqipërinë në kaos shumë shqiptarë ndoqën hoxhallarët radikalë dhe vetë Haxhi Qamilin famëkeq, si instrument të tyre këtë kalorës të “Babës Kalif” dhe flamurit me gjysmë hëne. Gjithsesi Ismail Qemali, Imzot Nikollë Kaçorri, Luigj Gurakuqi, Pandeli Cale, Lef Nosi, Mehdi Frashëri në themelet e shtetit ngjizën formulën “besime të lira në një shtet të lirë” duke e konsideruar shtetin mikpritës të tyre, garantues e kontrollor. Vazhdoni leximin

Advertisements

Sekreti i bashkëjetesës fetare është të mbrojmë Islamin e Traditës

Nga Mustafa Nano

Me censusin e realizuar në vitin 2011 ne humbëm një rast të mirë. Ishte bërë kohë që raporti i besimtarëve të feve të ndryshme në Shqipëri kishte mbetur në shifrat e ngrira 70/20/10, të cilat janë një e dhënë e mbetur prej kohëve osmane. Është realizuar, në fakt, një census në vitin 1923 (i fundit para këtij të vitit 2011), por asnjë ndryshim: u konfirmuan të njëjtat shifra. Konkretisht, nga 814 mijë banorë që u regjistruan në vitin 1923 në Shqipëri, 558 mijë, ose 68.5 për qind, rezultuan myslimanë, 171 mijë ose 20.5 për qind rezultuan ortodoksë dhe afro 85 mijë vetë, ose 10.5 për qind, rezultuan katolikë. Me ca rrumbullakosje të vogla, jemi sërish në kohët osmane. Vazhdoni leximin