Reflektime mbi radikalizmin fetar dhe politik

Nga Ebi Spahiu * 

Në korrikun që sapo kaloi, gazeta prestigjioze The Guardian botoi një intervistë me ish-Sekretaren e Shtetit Amerikan gjatë presidencës së Bill Clinton, Madeline Albright, mbi gjendjen e demokracisë krahas ngritjes së frymës populiste e cila po sfidon stabilitetin politik të shumë vendeve përgjatë kontinentit europian. Në këtë intervistë, Albright flet për fëmijërinë e saj të kaluar në ish-Çekosllovakinë e pushtuar gjatë regjimit nazist dhe kalimin në Londër me familjen e saj si refugjatë lufte. Për të, shumë prej fenomeneve politike që po shfaqen në teatrin ndërkombëtar nuk janë të huaja. Rritja e populizmit politik është duke sfiduar ndjeshëm jetëzgjatjen e demokracisë dhe sipas Albright, një nga arsyet është kjo: Vazhdoni leximin

Advertisements

Mes Islamit dhe demokracisë

Nga Elton Karaj *

“Islami dhe demokracia” është një nga temat më të rëndësishme që zë vend në diskutimet bashkëkohore të shoqërive myslimane. Pavarësisht kësaj nuk mund të thuhet që mes Islamit dhe demokracisë është kryer një krahasim i shëndoshë. Kurse analizat në gjuhën shqipe janë thuajse inekzistente. Qëllimi i artikullit tonë nuk është të ezuarojmë këtë temë në mënyrë shteruese, por të theksojmë disa piketa orientuese rreth marrëdhënies mes Islamit dhe demokracisë, duke qartësuar konceptet bazike. Vazhdoni leximin